Kupa e Konfederatave/ Kili vuan, por mposht Kamerunin

18/06/2017 00:00

Kili vuajti shumë në ndeshjen e parë të Grupit B për Kupën e Konfederatave. Për të mposhtur Kamerunin, u deshën 10 minutat e fundit të ndeshjes, duke shënuar 2 gola.

Në fakt “La Roja” arriti të shënonte në fund të pjesës së parë me Vargas, por edhe në këtë rast moviola ndihmoi kryesorin për ta anuluar golin.

Gjithsesi Kili pas 80 minutave dominim arriti ta thyente Kamerunin me Arturo Vidal, që në këtë rast u asistua me një krosim perfekt nga Aleksis Sanchez.

Në kohën shtesë Vargas erdhi pas shpinës së mbrojtjes dhe përballë portierit shënoi golin e dytë dhe të fundit të sfidës, me Kilin që koleksionon tre pikët e para në grup.

Top Channel