De Biasi: Donim të shënonim edhe golin e katërt

11/06/2017 00:00

Pas fitores së pastër 0-3 ndaj Izraelit, De Biasi tha se në këtë takim Kombëtarja nuk mundi të merrte atë që kërkoi në ndeshjen e parë ndaj izraelitëve.

“Na mungonte kjo ndeshje, bëmë më të mirën sot për të fituar. Mund të humbasësh me Italinë, Spanjën, Bosnjën, por jo me Luksemburgun dhe jo me Izraelin. Ndeshja e parë shkoi si shkoi sot bëm më të mirë dhe arritëm të triumfojmë. Të gjitha ndeshjet e tjera mund t’i luash, por me Italinë dhe me Spanjën mund të humbasësh. Kërkonim të merrnim diçka që nuk e meritonim në ndeshjen e parë me Izraelin”, tha De Biasi.

Mdërkohë, në fund ai tha se lojtarët ishin mjaft të motivuar dhe po kërkonin të shënonin edhe golin e katërt.

“Nuk e mendonim të pësonim në fundin e kësaj ndeshje, madje po mundoheshim të shënonim e golin e katërt”, tha trajneri i kombëtares sonë.

Top Channel