Kosova synon barazimin ndaj Turqisë

08/06/2017 00:00

Kosova pret Turqinë më 11 qershor, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në një ndeshje ku skuadra e trajnerit Albert Bunjaku shpreson të marrë të paktën barazimin.

Përfaqësuesja shqipfolëse ka vetëm 1 pikë të fituar deri më tani, nga 5 ndeshje kualifikuese, ndërsa Turqia ka grumbulluar 8, me skuadrën e Terim që u imponua 2-0 në përballjen e zhvilluar në Antalja.

Pas përballjes me Turqinë, këtë muaj, Kosova do të zhvillojë më 2 shtator kualifikuesen e radhës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, ndaj Kroacisë.

Përfaqësuesja e Bunjakut do të luajë dy ndeshje në shtëpi, për të mbyllur më pas fushatën më 9 tetor 2017 ndaj Islandës, në stadiumin e Rejkjavikut.

Top Channel