FIFA jep “Ok”, Maloku vishet “Kuqezi”

07/06/2017 00:00

Elvir Maloku konsiderohej në opinionin sportiv kroat si një prej talenteve të së ardhmes në kombëtaren e vendit, por evokimi i origjinës ka dominuar në zgjedhjen e lojtarit për të qenë vetëm me fanelën e Shqipërisë.

Futbollisti i lindur në vitin 1996 në Rijeka të Kroacisë është edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës kombëtare U-21.

Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit Maloku drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet Kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë.

Ky lojtar është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm më parë konfirmimi i FIFA-s nëse mund të luante me Shqipërinë.

Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21 për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit, atë ndaj Estonisë në 12 qershor. Talenti Kuqezi e nisi karrierën me Hajdukun e Splitit për Gimnastik Tarragona.

Hapësirat e vogla për Malokun në Ligën spanjolle bënë klubin ta huazonte në Qipro te AEK Larnaka, nga ku do të rikthehet në Spanjë këtë muaj.

Top Channel