Milani mbulon “në ar” portierin Donnarumma

02/06/2017 00:00

Ditët e fundit në Itali është kthyer në çështje shumë të ethshme ajo e rinovimit të kontratës, mes portierit Gianluigi Donnarumma dhe skuadrës së Milanit, kjo për shkak të vështirësive që janë hasur për zhbllokimin e tratativës.

Një pjesë e tifozëve kuqezi kanë kritikuar sjelljen e portierit të talentuar, e mbi të gjitha atë të menaxherit të tij, Mino Raiola, përveç faktit se në këtë aspekt futet edhe një çështje morale.

Pyetja që ngrenë të gjithë është se, a është e drejtë që një futbollist vetëm 18 vjeç, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm, të sigurojë një kontratë kaq të majme?

Kjo pyetje është ngritur pikërisht pas ditës së enjte, kur drejtuesi i Milanit, Mirabelli i propozoi Donnarummës një kontratë prej 4 milionë eurosh në sezon, shto më tej edhe bonuset, që do ta bënin atë portierin e 4-t më të paguar ndër kampionatet elitare të futbollit europian, në të njëjtin nivel me Gianluigi Buffon.

Por cilët janë këta portierë? Zbulojeni renditjen:

8
EMRI: Keilor Navas
KOMBËSIA: Kostarikë
MOSHA: 30 vjeç
SKUADRA: Real Madrid
VLERA: 18 milionë euro
PAGA: 1.6 milionë euro

7
EMRI: Ter Stegen
KOMBËSIA: Gjermani
MOSHA: 25 vjeç
SKUADRA: Barcelona
VLERA: 22 milionë euro
PAGA: 3 milionë euro

6
EMRI: Petr Cech
KOMBËSIA: Republika Çeke
MOSHA: 35 vjeç
SKUADRA: Arsenal
VLERA: 10 milionë euro
PAGA: 3.6 milionë euro

5
EMRI: Claudio Bravo
KOMBËSIA: Kili
MOSHA: 34 vjeç
SKUADRA: Manchester City
VLERA: 12 milionë euro
PAGA: 3.8 milionë euro

4
EMRI: Gianluigi Buffon
KOMBËSIA: Itali
MOSHA: 39 vjeç
SKUADRA: Juventus
VLERA: 2 milionë euro
PAGA: 4 milionë euro

3
EMRI: Thibaut Courtois
KOMBËSIA: Belgjikë
MOSHA: 25 vjeç
SKUADRA: Chelsea
VLERA: 40 milionë euro
PAGA: 4.1 milionë euro

2
EMRI: David De Gea
KOMBËSIA: Spanjë
MOSHA: 26 vjeç
SKUADRA: Manchester United
VLERA: 40 milionë euro
PAGA: 6.8 milionë euro

1
EMRI: Manuel Neuer
KOMBËSIA: Gjermani
MOSHA: 31 vjeç
SKUADRA: Bayern Munchen
VLERA: 45 milionë euro
PAGA: 7.8 milionë euro

Top Channel