“Tour de Bretagne 2017”, Eugert Zhupa privohet nga vendi i parë

01/05/2017 00:00

Kampioni kombëtar shqiptar, Eugert Zhupa po vazhdon të tregojë një formë të mirë në sportin e i çiklizmit, e vetëm fati apo mbështetja e ekipit e kanë privuar nga vendi i parë në etapa prestigjioze.

Pas performancës së mirë në garën e Flandrave, sportisti kuqezi, i cili garon me ekipin italian “Wilier Triestina”, u bë protagonist edhe në Turin e Bretanjës.
   
Në etapën e gjashtë, me nisje në Montauban-de-Bretagne e fund në Pontivy, në një distancë 160.9 kilometra, ai që regjistroi kohën më të shpejtë ishte idhulli i krahinës Elie Gesbert, por kjo pas një dueli të bukur me Eugert Zhupën.

Ky i fundit ia doli të arratisej me dhjetëra kilometra, duke fituar edhe dyluftimin me amerikanin Logan Owen, por jo me Gespert, i cili në metrat e fundit ishte i distancuar.

Zhupa u tregua vendimtar në futjen e grupit kryesues, kur duheshin 40 km nga fundi, por në metrat e fundit vetëm 5 çiklistë rivalizuan, me shqiptarin që u kënaq me vendin e dytë, më të mirin nga renditja e ekipit të tij “Wilier Triestina”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel