Kosovë, Dionis Thaçi triumfon në “Bodybuilding”

16/04/2017 00:00

Dionis Thaçi u shpall fitues i Kupës së Kosovës në “BodyBuilding” dhe “Fitness”, duke lënë pas me pikë rivalët e tjerë, pas vendimit të jurisë së përbërë nga 5 persona.

Federata organizoi garën në 4 kategori: BodyBuilding, Fitness, Men’s Classic dhe kategoritë e Femrave, ku morën pjesë rreth 50 sportistë.

Fitues i vetëm në kategorinë deri në 23 vjeç dhe në kategorinë e mesme u shpall dy herë kampioni i Kosovës në këtë kategori dhe një herë në kategorinë e mesme, Dionis Thaçi.

Sportisti i njohur praktikon këtë disiplinë prej 7 vitesh. Në vitin 2014, Thaçi ka arritur të marrë edhe vendin e dytë në VVBF, garën elitare europiane të “Bodybuilding”.

Top Channel