Schweini “harron” futbollin. Bashkë me Anën, tifozë hokeji

14/04/2017 00:00

Bastian Schweinsteiger duket se po e shijon në maksimum jetën e tij në Amerikë.

Mesfushori gjerman, që vetëm përpara pak kohësh u transferua në “Major League Soccer” për të luajtur me Chicago Fire, për një moment e largoi vëmendjen nga sporti që ai luan, për të ndjekur një ndeshje hokeji.

Bëhet fjalë për sfidën e “National Hockey League” mes Chicago Blackhawks dhe Nashville, teksa Schweinsteiger ishte në shkallët e stadiumit ku po luhej ndeshja i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tenistja Ana Ivanoviç. E nga sa dukej, çifti po argëtohej jashtë mase.

Por prania e dy sportistëve duket se nuk i solli fat skuadrës Blackhawks, që u mposht nga Nashville me rezultatin 1-0, me gol të Viktor Arvidson.

Top Channel