Futbolli i femrave, Shqipëria përgatitet për sfidën ndaj Maltës

07/04/2017 00:00

Pas provës pozitive dhe 3 pikët e marra ndaj Kosovës, “Elbasan Arena” do të presë përballjen e dytë zyrtare të kombëtares kuqezi të femrave në kualifikueset e Botërorit, teksa në Tiranë, Kosova do të përballet me Greqinë.

Trajneri Armir Grima deklaroi se, në këtë ndeshje pritet që të bëjë një ndryshim në formacionin e tij, në raport me lojtaret që hodhi në fushë në ndeshjen e parë. Disa futbolliste konfirmohen, teksa parashikohet një vendosje tjetër taktike dhe emra të rinj në fushë.

Objektivi mbetet kualifikimi dhe seanca e fundit stërvitore kaloi në një klimë optimiste, në prag të përballjes me ishullorët. Hyrja në stadiumin “Elbasan Arena” të shtunën në orën 14:00 do të jetë falas, ashtu si për të gjitha takimet në grup.

Top Channel