Bundesliga, vjen humbja e dytë në kampionat për Bayern Munchen

04/04/2017 22:00

Në javën e 27 të Bundesligës, Bayern Munchen u mposht 1-0 nga Hoffenheim. Një gol i Kramaric që në minutën e 29 të ndeshjes i dha fitoren vendasve, të cilët renditen në vendin e tretë të klasifikimit.

Pavarësisht humbjes, bavarezët e drejtuar nga Carlo Ancelotti janë shumë të shkëputur në vendin e parë, 13 pikë përpara vendit të dytë që mbahet nga Leipzig.

Ndërkohë, Borussia Dormund fitoi 3-0 ndaj Hamburgut të Mavrajt. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Castro, Kagaëa dhe Aubameyang.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Koln mundi 1-0 Eintracht dhe Werder Bremen fitoi 3-0 ndaj Schalke 04.

Top Channel