Suedi, vritet me thikë kosovari. U qëllua nga disa persona

27/03/2017 00:00

Një 18-vjeçar nga Peja, i cili jetonte në Suedi ku edhe vazhdon studimet për mjekësi, është qëlluar për vdekje me thikë ndërsa ndodhej në shoqërinë e disa miqve të tij.

Të rinjtë, sipas medieve kosovare janë sulmuar nga persona të paidentifikuar, njëri nga të cilët dyshohet të ketë thirrur me të madhe “Allahu Akbar”, përpara se të hidhej mbi viktimat e tij.

Si pasojë e plagëve të marra, Suad Shkreli, që ishte djalë i vetëm, ka ndërruar jetë në spital. Dy prej shokëve të tij janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mendohet se Shkreli u ka bërë rezistencë agresorëve në përpjekje për të mbrojtur miqtë e tij. Ngjarja ndodhi disa metra larg banesës së të riut, i cili jetonte me familjen në Suedi që nga koha e luftës në Kosovë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel