NBA, sukses i Torontos, San Antonios

24/03/2017 00:00

Toronto pushton Amerikan “Airlines Arena” dhe mposht Miamin në ndeshjen e radhës në NBA.

101-84 ishte rezultati në favor të skuadrës kanadeze për të cilën ai që spikati ishte DeRozan që për të dytën ndeshje radhazi shënoi të paktën 40 pikë personale. Toronto nuk e nisi mirë sfidën dhe e pa veten në një disavantazh prej 15 pikësh. Por skuadra e Raptors e mori veten dhe përmbysi gjithçka duke e kthyer ndeshjen në favorin e saj.

Sukses arriti edhe San Antonio që mposhti Memphis Grizzlies me rezultatin 97-90. Këtë radhë protagonisti për skuadrën teksane u bë LaMarcus Aldridge që shënoi 23 pikë  duke prekur kuotën e 15 mijë pikëve në karrierë. për Memphis GMike conley e Marc Gasol shënuan respektivisht 22 dhe 13 pikë, por ishin shumë pak për të ndalur të besuarit e Gregg Popovich.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Dallas fitoi ndaj LA Clippers 97-95, Portland mundio New Yorkun 110-95, ndërsa Brooklyn mposhti Phoenix 126-98 duke regjistruar fitoren e dytë radhazi, gjë që e bën për herë të parë në këtë sezon.

Top Channel