Ibra kërkon më shumë për qëndrimin

19/03/2017 00:00

Nëse Mancester Junaitid do të shtojë disa miliona në pagën vjetore të Zllatan Ibrahimovic, tifozët do të kenë më shumë shanse për tu argëtuar dhe klubi më tepër mundësi për trofe.

Gjiganti i repartit ofensiv të Djajve të kuq e kushtëzon përmes milionave, qëndrimin  tij në Old Traford.

Zlatan Ibrahimoviç është i gatshëm të qëndrojë te Manchester United edhe sezonin e ardhshëm, por me rritje të ndjeshme të pagës.

Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi suedez është i gatshëm të mbetet tek ‘Djajtë e Kuq’ edhe në edicionin e ardhshëm, por kërkon barazi në terma ekonomike me 300 mijë euro në javë, po aq sa marrin Wayne Rooney e Paul Pogba.

35 vjeçari, i cili është i lidhur prej muajsh me transferimin në Amerikë dhe Kinë, aktualisht përfiton 260 mijë euro në javë.
Lojtari me origjinë boshnjake, që më parë ka luajtur me Barcelonën, Milan dhe PSG, për të qëndruar në ‘Old Trafford’  kërkon që paga e tij të jetë e njëjtë më sulmuesin anglez dhe francezin Pogba.

Ibra është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premier League.

Ai deri tani, ka shënuar 26 gola dhe konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishme tek skuadra e Jose Mourinho

Top Channel