“Portieri më i mirë në botë”, tre pritje në një aksion

16/03/2017 00:00

Atletico siguroi çerekfinalen e Champions League pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Leverkusen, ndërsa kishte fituar takimin e parë.

Një meritë të jashtëzakonshme në këtë kualifikim të skuadrës së drejtuar nga Simeone pati portieri Jan Oblak. Gjatë gjithë takimit ai tregoi se ishte në një nivel mjaft të lartë me pritjet e tij, ndërsa kulmi ishte në pjesën e dytë, kur në një aksion të lojtarëve të Leverkusenit, ai arriti t’i ndalte ata në tre goditje drejt portës.

Pas takimit, sulmuesi Atletico-s Antoine Griezmann e “ngriti në qiell” portierin polak, duke thënë se ai është më i mirë në botë në rolin e tij.

Top Channel