Pjesëmarrja në luftën e Sirisë, aktakuzë ndaj një të pandehuri

13/03/2017 00:00

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të hënë aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjakovës, ndaj shtetasit B.U. për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Konkretisht, i pandehuri akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në tentativë në një grup terrorist.

Sipas akuzës B.U. dyshohet se, në periudhën kohore nga korriku deri në nëntor të vitit 2014, ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist të Shtetit Islamik, që vepron në konfliktin e armatosur në Siri.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale, i cili i propozon gjykatës shpalljen fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij sipas ligjit në përfundim të shqyrtimit të çështjes gjyqësore të ngritur ndaj tij.

Top Channel