Afganistan, “boom” vdekjesh gjatë vitit 2016

11/03/2017 00:00

OKB i ka drejtuar një apel të fuqishëm palëve të përfshira në konfliktin në Afganistan, që t’i japin fund vdekjeve dhe plagosjeve të civilëve.

Apeli ka ardhur në një moment kur raporti i misionit të OKB-së për asistencë në Afganistan, UNAMA, ka konstatuar se në vitin 2016 në vend janë regjistruar rekorde të reja viktimash, mes të cilave shumë fëmijë të vrarë e të plagosur.

Raporti i misionit, i publikuar gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, ka vënë në dukje se konflikti i armatosur ka shkaktuar gjatë vitit të kaluar 11 mijë e 418 viktima në radhët e civilëve, prej të cilëve 3 mijë e 498 të vdekur dhe 7 mijë e 920 të plagosur.

Nga këta, 3.512 kanë qenë fëmijë, nga të cilët 923 kanë vdekur dhe 2.589 janë plagosur, me një rritje prej 24 për qind krahasuar me kuotën më të lartë, e regjistruar në vitin 2009.

Sikurse dhe në të kaluarën, raporti i misionit nënvizon se thuajse dy të tretat e viktimave u atribuohen forcave anti-qeveritare, ndërsa ato pro-qeveritare konsiderohen përgjegjëse për një të kartërtën e viktimave.

Top Channel