Nuk është në Afrikë, por Kylie Jenner ka qënë në një safari në Malibu për të festuar ditëlindjen e shoqes dhe asistentes së saj, Victoria Villaroel Gamero.

E shoqëruar nga disa miq, grupi festoi me një festë “wine safari” në malet e Malibusë, dhe panë kafshë të ndryshme ekzotike.

Modelja 19-vjeçare ka postuar një foto të grupit në xhip e më pas një foto ku puth një gjirafë.

Në dhjetor, Victoria foli për faqen e internetit të modeles, TheKylieJenner.com, për shoqërinë me Kylie dhe rolin si asistente e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel