NBA, Cleveland fiton dhe vendos rekord

04/03/2017 00:00

Cleveland e kthen në magjike mbrëmjen e tij në ndeshjen e radhës së NBA ndaj Atlantës. Në Philips Arena, skluadra kampione në fuqi mundi Hawks me rezultatin 135-130 duke vendosur një rekord të ri për kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë me 25 gjuajtje të sakta për 3 pikë.

LeBron James dhe Kyrie Irving dhuruan një spektakël të vërtete në parket duke shënuar të dy së bashku 81 pikë.

San Antonio vuajti më shumë nga sa u parashikua në sfidën me Neë Orleans, megjithatë arriti të fitojë atë me rezultatin 101-98. Skuadrës teksane iu desh koha shtesë për të zgjidhur këtë sfidë me Pelicans, ku Leonard dhe Aldridge ishin ata që morën rolin e udhëheqësve të saj drejt suksesit teksa shënuan respekltivisht 31 dhe 21 pikë. Për New Orleans nuk mjaftuan 24 pikët e Anthony Davis për të evituar disfatën.

Orlando fitoi derbin e Floridas me Miami Heat me rezultatin 110-99. Skuadra e Magic krijoi në periodën e parë një avantazh prej 8 pikësh teksa e fitoi këtë 12 minutësh 33-25. Orlando arriti të administrojë mjaft mirë këtë diferencë të krijuar në 3 periodat e tjera duke arkivuar fitoren e 22 sezonale.

Në ndeshjet  e tjera të NBA, Oklahoma pësoi disfatë në Arizona ndaj Phoenix 111-118 edhe pse Russell Westbrook shënoi 48 pikë në këtë ndeshje, Toronto iu imponua Washingtonit 114-106, ndërsa Boston fitoi me LA Lakers me rezultatin 115-95.

Top Channel