Aksident tragjik në SHBA, avioni bie mbi një shtëpi

28/02/2017 00:00

Të paktën tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një avion i vogël u përplas në një lagje në afërsi të aeroportit të Riverside në Kaliforni.

Si pasojë e përplasjes, një shtëpi u shkatërrua, ndërsa të tjera u dëmtuan nga zjarret. Mësohet se në avionin gjendeshin 5 persona, ndërsa në shtëpitë e goditur prej tij nuk gjendej askush në momentin e aksidentit tragjik.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për shkakun e rrëzimit të avionit dhe bazuar në dëshmitë e një prej të mbijetuarve duket se bëhet fjalë për një defekt teknik në mjetin fluturues. Policia e Riverside tha se banorët e shtëpive rreth zonës së aksidentit janë lejuar që të kthehen në banesat e tyre, pasi i braktisën ato me nxitim dhe të tmerruar në momentet e para pas incidentit tragjik.

Aksidente të tilla të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët në SHBA dhe shumë ekspertë kanë kërkuar përforcimin e rregullove për avionët e vegjël që kryesisht fluturojnë mbi zonat e banuara.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel