Champions, Juve fiton në transfertë, Sevilja mposht Leicester

22/02/2017 00:00

Italianët e Juventus duket se janë shumë pranë kualifikimit për çerefinalet e Champions League, pas fitores në transfertë 0-2 ndaj Portos.

Kanë mjaftuar vetëm dy minuta që italianët të fiksojnë një rezultat tepër favorizuar për ta. Marko Pjaca në të 72’ dhe Daniel Alves në të 74’ janë heronjtë e bardhezinjve në fitoren kundër Portos e cila prej minutës së 27 ka luajtur me 10 lojtarë pas daljes me kuqe të Alex Telles.

Ndërkohë që mbetet gjithçka e hapur mes Seviljas dhe Leicester, pavarësisht fitores së spanjollëve me rezultatin 2-1.

Spanjollët kaluan në avantazh të dyfishtë me anë të Sarabia në të 25’ dhe Correa 65’ që më herët kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Por në 73’ Jamie Vardy hapi sërish lojën për kualifikim duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Top Channel