Vllaznia fituese e Kupës për femra, 3-0 ndaj Apolonisë

22/02/2017 00:00

Ndërsa ekipi i meshkujve të Vllaznisë, ka disa vite pa fituar një trofe, ekipi i femrave ka ngritur sot në Elbasan trofeun e Kupës së Shqipërisë pasi mposhtën Apoloninë me rezultatin 3-0 në finalen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Fati i kësaj ndeshjeje është vendosur në pjesën e dytë, kur shkodranet do ta thyejnë qëndresën e futbollisteve fierake.

Vllaznia, 6 herë kampione e futbollit shqiptar të femrave, ka fituar me rezultatin 3-0, duke i shtuar kabinetit të saj të trofeve edhe trofeun e 5-të të Kupës së Shqipërisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel