Racizëm në serbi, braziliani del nga fusha me lot në sy

20/02/2017 00:00

Huliganët serbë janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare dhe këtë herë jo vetëm të atyre sportive.

Goal.com dhe DailyMail kanë raportua momentin kur mesfushori brazilian i Partizanit të Beogradit, Everton Luiz u largua me lot në sy nga fusha e lojës.

Luiz ishte në qendër të koreve raciste të tifozëve të Rad, të njohur për huliganizmin e tyre edhe vetë brenda Serbisë.

Pasi i injoroi për rreth 90 minuta koret raciste dhe ulërimat prej “majmuni”, lojtari nuk u përmbajt dot më dhe iu drejtua tifozëve vendas duke u treguar gishtin e mesit.

Kaq mjaftoi që ndaj tij të vërshonin lojtarët vendas dhe të ndëshkohej me të verdhë, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte diskriminimi racor, Luiz rrezikon edhe të ndëshkohet nga klubi i vet, të paktën kështu ka lënë të kuptohet vetë trajneri i Partizanit të Beogradit, Marko Nikoliç. Vetë ky i fundit ka precedentë në këtë fushë, kur u shkarkua prillin e kaluar nga Olimpija e Ljubjanës për racizëm ndaj një lojtari të vet.

FOTO GALERI
1/5
Everton Luiz, lojtar i Partizanit te Beogradit

Top Channel