Milani mposht Fiorentinën, shënon edhe Deulofeu

19/02/2017 00:00

Duket se kuqezinjtë e Milanit kanë lënë pas atë periudhë negative që e largoi nga zona Champions dhe fitorja ndaj Fiorentinës i rrit shpresat për të siguruar një vend mes ekipeve të europës.

Në 7 javët e fundit  Milani ka fituar vetëm 2 ndeshje dhe ka barazuar po 2. Aktualisht kuqezinjtë e drejtuar nga Montella renditen të shtatët, 10 pikë më pak se Napoli i vendit të tretë që është në zonën Champions.

Me fitoren e sotme ndaj  Milani ruan distancën prej 4 pikësh me Interin dhe Atalantën për një vend në Europa League, por ka lënë pas edhe një rival direkt në këtë garë, Firorentinën.

Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh në të 17’ me anë të Juraj Kucka. Një avantazh që ka zgjatur për vetëm 4 minuta, pasi ekipi i drejtuar nga Paulo Sousa ka barazuar shifrat në 1-1 me anë të Nikola Kalinic. Por 10 minuta më pas ka ardhur edhe goli i parë me Milanin i Gerard Deulofeu që ka vulosur shifrat në 2-1 për kuqezinjtë.

Top Channel