Tahiri: Kundër policisë, pakica kundër Vettingut

14/02/2017 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shfaqur i lehtësuar para kamerave, një ditë pasi po para tyre u shfaq i tensionuar dhe paralajmëroi kapjen e bandës.

Zoti Tahiri tha se kjo ishte përgjigje për atë pakicë që ishte sipas tij, kundër policisë dhe kundër Vettingut. 

“Kjo është saktësisht policia që në duam dhe pa asnjë dyshim energjia e domosdoshme për Shqipërinë që duam. Dua të shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë atyre që gjejnë kohë për të sulmuar policinë e shtetit, t’u them që policia është në krye të detyrës, nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën dhe bën maksimumin për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të fituar besimin e tyre. Ata që janë sot kundër policisë, është ajo pakicë që janë edhe kundër Vettingut dhe kundër atyre që duan drejtësi në këtë vend”, tha Tahiri.

Top Channel