Perisic përfiton ulje dënimi, jo i Icardit

10/02/2017 00:00

Organi disiplinor i futbollit italian mori vendimin përfundimtar mbi pezullimin e Mauro Icardin dhe Ivan Perisic. Për të parin nuk ka ulje dënimi, ndërsa Perisic do t’i mungojë Interit tashmë vetëm në takimin e radhëz.

Një ditë më parë, ziklatrit apeluan vendimin për dënimin me nga dy ndeshje pezullim dhe sot apeli plotësoi përgjysmë kërkesën e tyre. Perisic do të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Empolit në “San Siro”, ndërsa Icardi nuk do të jetë pjesë e ekipit as në ndeshjen ndaj Bolonjës. Argjentinasi u dënua edhe me 10 mijë euro gjobë.

Icardi dhe Perisiç u skualifikuan për shkak të protestave në fund të ndeshjes me Juventusin, në Torino.

Top Channel