Kosovë, Hoxhaj: Të shqetësuar me armatosjen e Serbisë

08/02/2017 00:00

Në takimin me Komisionin për Punët e Jashtme të Kosovës, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj informoi deputetët për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas provokimeve të fundit që kanë ardhur nga Beogradi në drejtim të Prishtinës.

Ai u shpreh i shqetësuar në lidhje me rritjen e potencialit ushtarak dhe armatimin e Serbisë, që ka ndodhur kohët e fundit.

Hoxhaj tha se, edhe kryeministri serb Vuçiç, në vizitat që ka pasur gjatë muajit janar, ka folur për armët dhe aeroplanët që ka blerë shteti serb.

“Shqetësimi i ri që dua të ndaj me ju në terma të përgjithshëm, është se Serbia po rrit potencialin e saj ushtarak dhe po armatoset. Vet Vuçiç, në vizitat e tij jashtë Serbisë në janar, ka folur për armët dhe aeroplanët e rinj që janë blerë nga shteti serb. Pra, bilanci i forcave ushtarake serbe nuk është i njëjtë me atë që ka qenë para disa muajsh”, ka deklaruar Hoxhaj.

Top Channel