Akuzat Lu-Llalla, Basha nuk komenton

03/02/2017 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka komentuar akuzat e ndërsjellta mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Ka patur shkëmbime akuzash që janë të paqarta për mua. Nuk është detyra ime të komentoj shkëmbimet e akuzave”, ka deklaruar Basha.

Kreu i PD-së ka theksuar se shqetësim për vendin janë zgjedhjet e lira dhe ky shqetësim, sipas Bashës, është konfirmuar nga diplomatët dhe institucionet e drejtësisë.

“Duhet të ngrihemi në mbrojtje të votës së lirë”, është shprehur Basha.

Top Channel