Merkatoja e Chelsea-t, fond 120 mln euro për 3 blerje

02/02/2017 00:00

Chelsea ka në dispozicion një fond prej 120 milionë eurosh për të bërë 3 blerje në merkaton e kësaj vere.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Mirror”, sipas te cilit padroni i “Bluve të Londrës”, Abramovich ka vendosur të bëjë gjithçka për të plotësuar kërkesat e Antonio Contes për sezonin e ardhshëm. Besimi i manjatit rus në drejtim të italianit është përforcuar duke parë rezultatet e arritura deri tani me Chelsea-n që kryeson Premier League-n angleze i shkëputur me 9 pikë nga Tottenhami i vendit të dytë.

Një prej futbollistëvë që kërkohet nga Antonio Conte është Alvaro Morata, cili e konsiderohet si zëvendësuesin më të mirë të Diego Costa-s, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të dorëzohet përballë milionave të klubeve kineze dhe të pranojë kalimin në vendin e Lindjes së Largët.

Emri tjetër që përmendet është ai i Moussa Dembele të cili, Chelsea e kërkoi edhe në merkaton e këtij muaji. Dembele po paraqitet mjaft mirë të Celtic dhe në muajt e verës Chelsea do bëjë një tjetër tentativë për te. Blerja e fundit që pretendohet nga londinezët është ai i Van Dijk i Southampton, për të cilin duket se kanë shfaqur interes edhe klube të tjerë në Europë.

Top Channel