“Maracana” e ka humbur magjinë

01/02/2017 00:00

Ai është një prej stadiumeve më të famshëm në planet dhe ishte një prej pikave kulmore në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros, por 6 muaj nga fundi i Lojërave, impianti “Maracana” duket më shumë një fantazmë sesa një vend që ka pritur finalet më prestigjioze. Prej javësh nuk shihen më turmat e bukura të tifozëve dhe turet ditore të turistëve që ishin në radhë, tashëm janë pezulluar.

Plaçkitje të dhunshme dhe akte të tjera vandale janë raportuar në masë kohët e fundit dhe dikur stadiumi më i madh në botë ka humbur bukurinë e tij. Fusha është pushtuar nga krimbat dhe bari është prishur, dritaret dhe xhamat janë thyer, gjithashtu edhe 10% e ulëseve nga 78.000 mijë në total, janë shkatërruar plotësisht.

Stadiumi u rinovua para vitit 2014, kur Brazili ishte pritës i Kupës së Botës, ku kostoja e rinovimit kaloi shifrën prej 500 milionë dollarësh. Në vitin 1950 ai priti finalen ndërmjet Brazilit dhe Uruguajit, para një turme rreth 200.000 vetash, duke e bërë atë, asokohe stadiumin më të madh në botë.

Si të mos mjaftonin këto probleme, stadiumi ka një borxh prej 1 milion dollarësh ndaj kompanisë shtetërore energjetike “Light”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel