Vetëm edhe një ditë ka ngelur nga afati ligjor prej 20 ditësh pas çertifikimit të zgjedhjeve për formimin e maxhorancës në Maqedoni. Partitë shqiptare pritet të vendosin se kush mund të jetë partneri i tyre për koalicionin.

Fitues është Nikolla Gruevski, por që duket më i vështirë për të plotësuar kushtet e shqiptarëve, e sidomos kushtin që gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërë Maqedoninë.

Krerët e BDI-së së Ali Ahmetit janë mbledhur në Tetovë për të dikustuar mundësitë. Pas më shumë se shtatë orësh diskutim, ende nuk ka qëndrim zyrtar. Ata thonë se janë duke negociuar me çdo parti.

Zëdhënësi Bujar Osmani deklaron se partia po analizon të gjitha mundësitë, me çdo parti.

“Ne po bisedojmë me të gjitha partitë politike. Platforma e BDI me 5 përbetimet e saj, tani si pjesë e kornizës së brendshme shqiptare, është një kusht pa të cilin nuk mund të realizohet asnjë opsion politik. Këtu, shtyllë kryesore është përdorimi i barabartë i gjuhës shqipe në Maqedoni”, deklaron Osmani.

Top Channel