Mollët e Korçës nuk shiten. Çmimi bie në 20 lekë për kilogram

23/01/2017 00:00

Fshatrat e Devollit, të njohura për prodhimin e mollëve, po përballen edhe këtë sezon me mungesën e tregut dhe çmimet deri në 20 lekë për kilogram.

Në Korçë, prodhimet edhe këtë vit kanë mbetur të pashitura, pavarësisht se çdo vit ata kanë ngritur shqetësimin për prodhimet që u mbeten stok, si pasojë e mungesës së tregut apo konkurrencës në çmim nga mollët e Kosovës dhe Maqedonisë.

Në fshatin Vranisht, produkti i punës së një viti ka mbetur i bllokuar në magazina.

“Situata e tregut të mollës është shumë e rënduar. Oferta është jashtëzakonisht e ulët, aq sa ne nuk mbulojmë dot as shpenzimet”, thotë një fermer.

“Kam rreth 100 kuintalë në shtëpi. Ka shumë prodhim, disa prej mollëve janë dëmtuar, por nuk ka treg. Nga çmimi i ulët mezi mbulojmë shpenzimet”, thotë një tjetër fermer.

Dhjetëra fermerë në fshatin Vranisht ngrenë alarmin se, nëse prodhimet e tyre nuk do të mund të shiten, falimentimi është i pashmangshëm. Në të njëjtën situatë ndodhen edhe fermerët e tjerë të shumë fshatrave në zonën e Korçës.

Top Channel