Australian Open, Serena Uilliams kualifikohet në 1/8 e finaleve

21/01/2017 00:00

Serena Uilliams kualifikohet pa shumë probleme në 1/8 e finaleve të Australian Open. Tenistja amerikane fitoi ndaj Nikole Gibs në Rod Laver Arena me rezultatuin 2-0.

Uilliams, fituese e 22 titujve Grand Slam në karrierë i mbylli shumë shpejt llogaritë e kësaj sfide duke i fituar setet 6-1;6-3. Kundërshtarja e amerikanes në raundin e kartërt do të jetë Barbora Strikova.

Preu biletën mes 16 më të mirave të Australian Open edhe Ekaterina Makarova që fitoi ndaj Dominika Cibulkoves. Makarova e fitoi setin e parë 6-2, por më pas ajo shfaqi probleme fizike duke i dhënë mundësinë kundërshtares së saj të fitojë setin e dytë 7-6 pasi përmbysi disavantazhin 0-4. Makarova e mori veten në setin final të cilin e fitoi 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Në kampin e meshkujve, Dominik Tim u kualifikua për në raundin e katërt pasi mposhti Benua’ Per me rezultatin 3-1. Të njëjtën gjë bëri edhe spanjolli Rafael Nadal që eliminoi talentin gjerman Aleksander Zverev duke e mundur 3-2 pas 4 orë e 5 minuta lojë.

Top Channel