NFL, fitojnë Green Bay dhe Pittsburgh

16/01/2017 00:00

“Green Bay” kualifikohet për në finalen e Konferencës “NFC East” në “National Football League”. Skuadra “Packers” mundi në gjysmëfinale “Dallas Cowboys” me rezultatin 34-31.

“Quarterback”-u Rodgers shkëlqeu sërish për “Green Bay” me pasime prej 356 jardësh për dy “touch down”, por ai që vendosi fitoren ishte Mason Crosby me golin e shënuar nga 51 jardë. Në finale, “Green Bay” do të përballet me “Atlanta Falcons”.

Në sfidën e Konferencës “AFC” të NFL-së, mes Pittsburgh e Kansasit dominoi loja mbrojtëse. Skuadra “Steelers” ishte ajo që fitoi me rezultatin 18-16, ku spikati goditësi Chris Bowell me saktësinë e tij në të 6 tentativat që pati në dispozicion.

Kundërshtari i radhës për “Pittsburgh” do të jetë “New England Patriots” i Tom Brady.

Top Channel