La Liga, Reali e nis me “manita” ndaj Granadës. 39 ndeshje pa humbje

08/01/2016 00:00

Reali i Madridit e nisi me një goleadë vitin 2017 në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane shkatërroi Granadën 5-0, duke e çuar në 39 numrin e ndeshjeve pa humbje, duke barazuar rekordin e Barcelonës së Luis Enriques në sezonin 2015-2016.

Sfida nisi me festën e Ronaldos, që përballë publikut në “Santiago Bernabeu” shfaqi të 4 trofetë e “Topit të Artë” të fituara në karrierë, i fundit është ai i vitit që sapo u mbyll. Festë që vijoi në fushën e lojës me “manitën” e “Los Blancos”-ve.

Isco hapi serinë e golave për Realin e Madridit, për të vijuar më pas me atë të Benzemasë. Nuk mund të rrinte pa vënë firmën e tij as Cristiano Ronaldo, që i çoi shifrat në 3-0. Në minutën e 32-të, Isco gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e katërt për Realin e Madridit.

Mbylli llogaritë e sfidës braziliani Casemiro, me golin e pestë për kampionët e Europës dhe të botës.

Top Channel