Chelsea, Conte bën ironi me kundërshtarët pas humbjes me Tottenham

05/01/2017 00:00

Plot 102 ditë nga humbja kundër Arsenalit, Chelsea i drejtuar nga Antonio Conte u rrëzua në stadiumin “White Hart Lane”, e kjo për meritë të Tottenhamit.

Londinezët e ndalën në “derby” sprintin e tyre që dukej pa mbarim, por që e mbajti frymën në 13 fitore radhazi. E paevitueshme që tekniku italian të mos bënte një batutë, pavarësisht se “blutë” ruajnë 5 pikët e avantazhit ndaj vendit të dytë në renditje.

“Duhet të jemi të gëzuar edhe pas kësaj humbjeje, pasi në total kemi pasur 13 fitore radhazi dhe në këtë kampionat nuk është aspak e lehtë. Vijmë nga vendi i 10 i vitit të kaluar dhe futbollistët janë thuajse të njëjtët. Askush nuk e mendonte që do të ishim kaq lart në renditje dhe është normale që kjo bezdis ndokënd”, tha trajneri i Chelseat.

“Këtë vit, skuadra londineze është pjesë e atyre ekipeve që nuk duhej të luftonin për titullin, por po e bëjnë. Trajneri është i ri, por lojtarët të njëjtët dhe merkatoja nuk ishte e kënaqshme. Fakti që jemi atje lart nuk i pëlqen të tjerëve, por ne do vazhdojmë t’i bezdisim”, shtoi më tej Conte.

Ai foli edhe për merkaton dimërore, duke e cilësuar të vështirë gjetjen e elementëve cilësorë në janar.

Top Channel