Real Madrid shkatërron Seviljan për Kupën e Mbretit

04/01/2017 00:00

Real Madridit i janë dashur vetëm 45 minutat e para për të mposhtur me rezultatin 3-0 Seviljan në ndeshjen e parë të vlefshme për Kupën e Mbretit.

Fitorja e sotme e ka bërë thuajse të sigurt kualifikimin e madrilenëve për kalimin në çerekfinale pavarësisht se ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Andaluzi.

Real Madrid tregoi se di të fitojë, madje edhe kur nuk në skuadër lojtarë me peshë si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

James Rodriguez në të 11’dhe në të 44’ me penallti, së bashku me golin e Varane në të 29′ vulosën shifrat 3-0 për madrilenët.

Top Channel