Ironia me Tevez, 77 euro minuta, 4 mijë euro në një ditë

29/12/2016 00:00

77 euro në vetëm një minutë, më shumë se 4 mijë euro në ditë dhe në total 110 mijë euro në javë. Këto nuk janë shifrat e fitimeve të një bankieri në Wall Street, por një djaloshi të rritur mes varfërisë në Buenos Aires që tani profesion ka futbollin.

Carlos Tevez ka zyrtarizuar më në fund transferimin e bujshëm te Shangai Shenhua në kampionatin kinez, dhe mediat sportive europiane kanë nxituar të përkthejnë në detaje, se çfarë i kushton argjentinasi, aksionerëve aziatikë. Futbollisti argjentinas me thuajse 80 milionë euro në dy vitet e ardhshme, mund t’i lejojë vetes çdo luks.

Një Porsche në ditë, një helikopter çdo javë e madje dhe një ishull personal për të kaluar pushimet në parajsën tokësore të Belize-së. Me 615 mijë paund në javë që i garanton ekipi kinez, Tevez është gati të kthehet në një faraon të futbollit.

Këto janë shifra të paimagjinueshme për një qytet që pagën mesatare e 300 euro në muaj. I dyti në listën e më të paguarve, është sërish një futbollist i transferuar në Kinë së fundmi, braziliani Oscar që do të marrë 400 mijë paund në javë, në spondin tjetër të qytetit të Shangait.

Top Channel