Kosovë, Tahiri: BE-ja kërkon rrëzimin e murit në Mitrovicë

08/12/2016 00:00

Ministrja kosovare për Dialogun, Edita Tahiri ka zhvilluar gjatë së enjtes një takim disaorësh me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, ku është biseduar për fillimin e ndërtimit të murit në Mitrovicë.

Siç deklaroi ajo pas takimit, BE-ja ka kërkuar rrëzimin e murit ilegal.

Në një intervistë për “RTK”-në, Tahiri ka thënë se delegacioni i BE-së ka qëndruar sot në Mitrovicë dhe ka parë gjendjen e krijuar pas fillimit të ndërtimit të murit.

Ajo shtoi se BE-ja është e vendosur për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, për lirinë e lëvizjes dhe hapjen e urës mbi lumin Ibër, e po ashtu njoftoi edhe faktin që BE-ja kërkon rrëzimin e murit.

Tahiri tha më tej se Bashkimi Europian është i autorizuar që të realizojë pastrimin e urës dhe se i takon BE-së ta rrëzojë këtë ndërtim ilegal, pasi është ndërtuar nga strukturat ilegale.

Top Channel