Mercedes mund të dënojë Hamilton

28/11/2016 00:00

Mercedes mund të ndëshkojë Lewis Hamilton për sjelljen e tij në pistë në Çmimin e Madh të Abu Dhabit. Piloti britanik injoroi urdhrat e skuadrës së tij gjatë garës të cilët i kërkuan atij që të rriste shpejtësinë në pistë.

Britaniku mbajti një ritëm të ngadaltë gjatë garës, me synimin që Vettel dhe pilotët e Red Bull të arrinin Rosberg dhe të tentonin parakalimin e tij në mënyrë që 30-vjeçari të shpallej kampion bote.

Teknikët e Mercedes i thanë Hamilton se po rrezikon të humbasë garën dhe që duhet të shtojë ritmin e garimit, por britaniku nuk u bind dhe vendosi të mbajë ritmin e ngadaltë, një situatë që nuk është pëlqyer aspak në ambientet e Mercedes.

Vetë Toto Wolff në përfundim të garës kritikoi Hamilton për sjelljen e tij duke i thënë se anarkia nuk funksionon tek asnjë skuadër duke ia bërë të qartë se nuk ishte aspak dakord me mënyrën se si ai u soll në pistë.

“Në këtë sport duhet të fitosh dhe të humbasësh me dinjitet -ishin fjalët e Wolff- besoj se është për të ardhur keq kur flitet për diçka të tillë. Rosberg fitoi botërorin e Formula 1 duke zhvilluar një kampionat fantastik”.

Top Channel