Zhgënjejnë “djajtë”, kurrë kaq keq prej 1989

28/11/2016 00:00

Me më shumë se 150 milionë Paund të shpenzuar në merkaton e futbollit, ardhjet e Jose Mourinhos në pankinë e Pogba e Ibrahimovic në fushë, kishin krijuar premisat e një sezoni ekzaltues për United.

Zhgënjimet që pasuan Ferguson në pankinë dhe rezultatet negative me Moyes e Van Gaal, kishin shtuar shpresën te tifozët se me luzitanin Mourinho do të ndryshonte shumë.

Por në të vërtetë në “Old Trafford” po përjetohet një prej sezoneve më negative në histori, madje starti më katastrofik në kampionat në 27 vitet e fundit. Që kur kampionati ishullor quhet Premier League në 1992-93, “djajtë” kishin grumbulluar të paktën 21 pikë në 13 javët e para.

Për të rigjetur një nisje kaq të keqe te Manchester United, duhet kthyer pas në kohë në vitin 898, kur Alex Ferguson numëronte 20 pikë, po aq sa portugezi Mourinho aktualisht.
 
Asokohe Sir Alex e mbylli kampionatin në vendin e 13 edhe pse fitoi FA Cup me “djajtë e kuq”. Nostalgjia për Ferguson është e dukshme te tifozët e kuq, jo vetëm sa herë ata shikojnë statujën e ish-trajnerit në ndeshjet në shtëpi.

Por diçka shqetësuese është edhe diferenca prej vetëm 11 pikësh, që ndan United me Hullin, vendi i tretë nga fundi që të çon drejt rënies nga Premier League.

Top Channel