Kosovë, sulmohet konsullata e Turqisë në Prizren. MPJ: Akt vandal

28/11/2016 00:00

Konsullata e Turqisë në Prizren është sulmuar me koktej molotovi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Nga sumi nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar disa të dyshuar.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka lëshuar një deklaratë, ku dënon ashpër sulmin ndaj konsullatës, duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm, që janë kundër një shteti demokratik e shumetnik si Kosova.

Ndërkohë, gjatë natës, disa persona kanë hequr flamujt turq të vendosur pranë atij shqiptar në rrugët e qytetit, në prag të ditës së Flamurit. Një një video të postuar në rrjetet sociale, një grup personash marrin përsipër këtë akt, duke thënë se kjo është festa e shqiptarëve dhe jo e turqve.

Top Channel