Risia e Realit: fanela nga shishet e ricikluara (Fotot)

27/11/2016 00:00

Në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit mori 3 pikë pas fitores 2-1 ndaj Sporting Gijon, por skuadra “merengue” fitoi edhe zemrat e ambientalistëve me një veprim domethënës. Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane zbriti në fushë me një fanelë që ishte thuajse transparente, një efekt që u shtua ndjeshëm me reshjet e shiut që goditën kryeqytetin spanjoll.

Arsyeja pas këtij veprimi është për t’u admiruar, pasi fituesit e Champions League bënë një gjest me kuptim, edhe pse moti bëri që shikuesit të merrnin më tepër se synimi. Fanelat e reja të ekipit spanjoll u prodhuan nga një material plastik i shisheve të mbledhura në Oqeanin Indian dhe të ricikluara nga kompania Adidas. Për çdo fanelë, prodhuesi përdor 28 shishe të ricikluara dhe materiali është i mirë.

“Për oqeanin” shkruhej në fanelën e “Los Blancos” dhe ky ishte mesazh i qartë për të mbrojtur planetin. Kompania gjermane më parë ka përdorur material të riciklueshëm për të prodhuar fanela të Bajernit të Mynihut, me uniformën e zezë që është përdorur në shumë ndeshje.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel