Zgjedhjet në Kolonjë, policia dorëzon kutitë e votimit në VNV

20/11/2016 00:00

Në përfundim të procesit të votimit, punonjësit e policisë sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, janë afruar në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materiale zgjedhore.

Ky proces ka filluar pas orës 18:00 të datës 20.11.2016, ku aktualisht dorëzimi i tyre ka përfunduar pa pasur asnjë incident.

Në Vendin e Numërimit të Votave, janë shoqëruar dhe dorëzuar materialet zgjedhore nga të gjitha qendrat e votimit, të cilat në total numërohen 36.

Punonjësit e Policisë që prej orës 17:00, të datës 20.11.2016, po vijojnë shërbimin me ruajtjen fizike të Vendit të Numërimit të Votave, si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara me ligj, deri në përfundim të  gjithë procesit zgjedhor.

Njëkohësisht janë marrë të gjitha masat, për të garantuar rendin e sigurinë në të gjithë territorin e qarkut të Korçës.

Lidhur me konfliktin fizik pranë qendrës së votimit në fshatin Barmash, policia ka çuar në prokurori dosjet e dy shtetasve, 25-vjeçarit me iniciale G.Z dhe 43-vjeçarit me inicilate A.L.

Nga ana e Policisë, është bërë shoqërimi i të dyja palëve në Komisariat dhe nga marrja e deklarimeve respektive të tyre, rezulton se A.L e ka goditur G.Z, me grushta në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Ndërsa ky i fundit, si pasojë e përplasjes fizike i ka thyer shtetasit A.L, një palë syze optike në pronësi të tij.

Top Channel