Serie A, muaj ekzaltues. 3 derbi dhe 7 përplasje direkte

15/11/2016 00:00

Në fundin e ndeshjeve të kombëtareve, kampionatet kryesore europiane do t’i rikthehen betejave të zakonshme. Në Serinë A po përgatiten për një muaj me futboll ekzaltues që nis nga e shtuna deri në vigjiljen e Krishtlindjeve, e që do të dhurojë jo pak por  3 ndeshje derbi dhe 7 përplasje direkte mes ekipeve me të njëjtat objektiva.

Në 6 javët e ardhshme është e paevitueshme ndërthurja e fateve të sezonit për Juventus, Romën, Milain, Lazion, Napolin dhe Interin, kandidatet kryesore për të marrë titullin dhe kualifikimin në kupat europiane.

Por ato do të zbulojnë më shumë mbi renditjen dhe objektivat në fundin e 540 minutave. Kalendari duket më i keq për skuadrat ndjekëse.

Inter me 17 pikë në renditje do duhet të kalojë përmes derbit, Fiorentinës dhe Napolit në transfertë. por trajneri Pili do përballet dhe me të kaluarën në shtëpinë e Lazio, çka do të mbyllë vitin 2016 zikaltër.

Rrezikon edhe Roma që luan ndaj Lazios, Juventus dhe Milan pasi me pikët që mund të humbë, rrëshqet edhe në renditje.

Montella e Allegri duken më mirë se të tjerët gjykuar nga kalendari. Për kuqezinjtë në program është derbi dhe më pas sfida me Romën si më të vështirat, ndërsa Juventus mund t’ia hedhë vetëm me përplasjen ndaj kryeqytetasve të Spaletit.

Top Channel