PAA: Po cënohet fushata elektorale për kreun e Bashkisë së Kolonjës

15/11/2016 00:00

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar në lidhje me disa veprime dhe akte që, sipas saj, po cënojnë rëndë fushatën elektorale për kreun e Bashkisë Kolonjë.

“Po konstatojmë në Kolonjë investime elektorale të “Rilindjes”, me të cilat jo vetëm që nuk pajtohemi, por i konsiderojmë forma të pamoralshme për të marrë vota. Investimet po bëhen në disa zona të Kolonjës ku banorët jetojnë nën minimumin jetik dhe ku varfëria është ulur këmbëkryq”, tha zëdhënësja e PAA-së, Deni Turhani.

“Punonjës të administratës publike, kryesisht në Ersekë e Leskovik, ndihen të kërcënuar pasi PS-ja po imponon monitorimin e votës duke urdhëruar që të votojnë me shenja të veçanta në fletët e votimit. I bëjmë thirrje KQZ-së që në këto kushte të shikojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzimi të veçantë, ku të bëjë me dije se çdo fletë votimi me shenja të veçanta të konsiderohet e pavlefshme. Të ndalet raprezalja ndaj votuesve dhe punonjësve të administratës publike”, shtoi zëdhënësja e PAA-së.

Top Channel