Fiton Holanda, ruan hapin e kryesueseve

13/11/2016 00:00

Tulipanët nën drejtimin e teknikut Danny Blind nuk kanë hasur asnjë vështirësi në transfertën ndaj Luksemburgut, duke fituar me rezultatin 1-3.

Siparin e golave për holandezët e hapi Arjen Robben në të 36-tën, por 8 minuta më pas Luksemburgu ka shënuar golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Maxime Chanot.

Ashtu siç edhe pritej Hollanda ka dominuar edhe në pjesën e dytë dhe loja e mirë u shpërblye me  dy gola të shënuar nga Memphis Depay në të 58’ dhe 84’.

Me këtë fitore Holanda shkon në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Suedia e cila u mund të premten 2-1 nga Franca kryesuese e Grupit A me 10 pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, Bullgaria ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Bjellorusisë, me gol të Ivelin Popov në minutën e 10’. Me këtë fitore Bullgaria shkon në kuotën e 6 pikëve.

Top Channel