Izraeli stërvitet në sytë e policëve

11/11/2016 00:00

Menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp, skuadra e Izraelit ka zbritur në tapetin e “Elbasan Arenës” për të zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së ditës së nesërme me kombëtaren tonë.

Terreni i stadiumit duket në një gjendje të përsosur dhe në rast të një shiu të mundshëm ditën e nesërme, nuk besohet se do të krijohen probleme.

Por ajo që bie në sy janë masat e rrepta të sigurisë edhe gjatë stërvitjes së skuadrës mike. Ky forcat policore përveç jashtë ambienteve të stadiumit, ndodhet edhe pranë fushës dhe në tribunë.

Ndërkohë, kontrolle të rrepta i janë ushtruar edhe gazetarëve që po ndjekin stërvitjen e skuadrës izraelite.

Në konferencën për shtyp, trajneri izraelit Levy tha se do të firmoste edhe për një barazim për ndeshjen e nesërme. Ai u shpreh se skuadra që drejton synon vendin e tretë dhe Shqipëria konsiderohet rivali direkt, por shtoi se takimi i nesërm nuk është vendimtar, duke qenë se deri në fund të eliminatoreve janë edhe shumë pikë në lojë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel