Basha: Rama mashtron fermerët. Fondet, për shpenzimet e luksit

29/10/2016 00:00

Lulzim Basha reagoi pas takimit të kryeministrit me fermerët në Çorovodë duke e akuzuar se mashtron banorët e fshatit kur flet për mungesë fondesh.

Sipas Bashës, vetëm në 1 vit qeveria Rama ka shpenzuar 92 milionë dollarë për udhëtime jashtë vendit dhe komoditetin e zyrave, si dhe 88 milionë dollarë ua ka shpërndarë në formë tenderash 11 klientëve të tij.

Basha thotë se, “këto 180 milionë dollarë do të ishin të mjaftueshëm për të subvencionuar çdo fermer dhe për të investuar në infrastrukturën rurale”.

Kreu i opozitës shprehet se, “kushtëzimi me NIPT-in për rimbursimin e fermerëve është justifikim për të mos u dhënë subvencione”.

Partia Demokratike thotë se, “me numrin personal të kartës së identitetit, me 100 milionë dollarë në vit buxhet për grante dhe jo kredi, qeveria e saj do të japë zgjidhje për çdo fermer që punon dhe prodhon”.

Top Channel