Heroinë në Lushnje, arrestohet 30-vjeçari

28/10/2016 08:10

Policia e Lushnjes ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta dhe ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili kishte në zotërim 4 doza heroinë.

I arrestuari është 30-vjeçari Erion Kurti, banues në lagjen “Loni Dhano”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel