Krujë, 4 nxënëse asfiksohen nga djegia e mbeturinave në oborrin e shkollës

20/10/2016 13:45

Në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bilaj në Krujë, 4 nxënëse kanë patur vështirësi me frymëmarrjen pasi në oborrin e shkollës së tyre janë djegur mbeturina.

Vajzat e moshës 13 dhe 14 vjeç, në momentin që janë futur në klasë, pas mbarimit të pushimit të madh, kanë pasur vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Menjëherë janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mbeturinat që po digjeshin ishin 20 metra larg klasës dhe tymi që atë lëshonin ishte futur në ambientin e mësimit nga dritarja e hapur.

Top Channel